Qubreli që po mahnit austriakët

Futboll

Qubreli që po mahnit austriakët

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:27
Qubreli që po mahnit austriakët

Është një numër i madh i talenteve të futbollit në botën e jashtme dhe që po tregojnë lojëra shumë të mira.  Ndër ta është edhe mbrojtësi i talentuar Leon Qubreli, që luan për ekipin SV Gmunden nga Austria dhe është pjesë e kombëtares U-15 të Kosovës. Djaloshi 16-vjeçar është djali i ish futbollistit të mirënjohur Jeton Qubreli.  

Image

Leoni është prej mbrojtësve më të mirë dhe qysh në moshën e re është në ekipin e parë të seniorëve të SV Gmunden. Synimet e Leonit janë që të përsoset në çdo aspekt dhe në një të ardhme të afërt të luajë në një klub me emër të madh. Ai stërvitet me përkushtim të madh, në përsosjen e elementeve më bashkëkohore të lojës më të popullarizuar në botë. 

“Bota sot”: Jeni pjesë e SV Gmunden, veçmas për ekipin e parë të seniorëve, si po ndjeheni në këtë moshë kaq të re?
Leon Qubreli:
Po. Është kënaqësi e madhe në këtë moshë që të jesh në ekipin e parë. E imja është që të punojë sa më shumë dhe të arrijë sa më lartë.

“Bota sot”: A ju lindi dashuria për futboll nga prindi juaj, dikur futbollist i njohur?
Leon Qubreli:
Ndjenjë një dashuri për futboll, sidomos kur të gjithë flasin fjalë të mira për babain tim. Kjo më motivon edhe më shumë si futbollist.

“Bota sot”: jeni përfshirë edhe në kombëtaren e Kosovës U-15, a është një privilegj për ju?
Leon Qubreli:
Jam përfshirë në kombëtare U-15 të Kosovës, është kënaqësi e madhe për një futbollist që ta përfaqësoj shtetin. Është edhe një motiv shtesë për të dhënë më të mirën për fanellën e shtetit tim.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?
Leon Qubreli:
Synimet e mia janë që të arrijë në një klub më të madh. E imja është që të përsosem në çdo aspekt.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet në klub?
Leon Qubreli
: Kushtet janë shumë të mira, sidomos për mu si lojtar i ri dhe këto më japin edhe më shumë forcë.

“Bota sot”: Cilin futbollist e ke për zemër?
Leon Qubreli:
Si çdo i ri edhe unë, për zemër e kam Van Dijk-un e Liverpoolit.

“Bota sot”:  Cilin futbollist e imitoni?
Leon Qubreli:
E kam stilin tim, nuk e emitojë askënd por me pëlqen Van Dijk.

“Bota sot”:  Sa iu ndihmon prindi?
Leon Qubreli
: Jam afër tij dhe me ndihmojnë këshillat që më jep, më jep vullnet dhe e kam mbështetjen e fuqishme të tij.

“Bota sot”: Çfarë synoni me SV Gmunden?
Leon Qubreli
: Me Gmunden mendoj se është vetëm një trampolinë dhe synon që të arrijë të ndonjë klub më i madh.

“Bota sot”: Sa mund ta përcillni futbollin e Kosovës nga Austria?
Leon Qubreli:
E përcjelli shumë dhe unë verës kam ushtruar me Trepçën ‘89 ku i falënderojë shumë për mikpritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat