Mbrojtësi i Kosovës synon ta tregojë veten tek Morton

Futboll

Mbrojtësi i Kosovës synon ta tregojë veten tek Morton

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:59
Mbrojtësi i Kosovës synon ta tregojë veten tek Morton

Mbrojtësi i Kosovës synon ta tregojë veten tek Greenock Morton, ku do të kalojë nga skuadra Hibernian

Kosovar Sadiki do ta vazhdojë karrierën në futbollin skocez.

Futbollisti kosovar do të provohet tek ekipi Greenock Morton, ndërsa në janar ishte transferuar tek ekipi tjetër skocez, Hibernian, ku megjithatë kishte përfunduar në skuadrën e rezervistëve.

Sadiki është lindur në Gjermani, por e ka përfaqësuar Kanadanë në kategorinë U-23, derisa mund të jetë në dispozicion edhe të Gjermanisë, Shqipërisë apo edhe Kosovës.

Ai kishte nënshkruar me Hibs në janar nga skuadra kroate, NK Lokomotiva Zareb pas provave të kaluara në “Easter Road”.

Lojtari ishte transferuar nga Neil Lennon, por nuk e kishte zhvilluar asnjë ndeshje në ekipin e parë të tash trajnerit të Celtivut dhe kjo kishte vazhduar edhe nën drejtimin e trajnerit Paul Heckingbottom.

Edhe pse kishte interesime nga klubet tjera, Sadiki vendosi për Morton, ku synon ta tregojë veten nën drejtimin e trajnerit David Hopkin.

Para se të luante në Zagreb, Sadiki e kishte kaluar një periudhë në akadaminë e Stoke Cityt dhe Queen’s Park Rangers në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat