Ky është vendimi i Klopp për Shaqirin

Futboll

Ky është vendimi i Klopp për Shaqirin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:09
Ky është vendimi i Klopp për Shaqirin

Të gjithë sytë sonte mbrëma do të jenë kah Stambolli, aty ku dy gjigantët anglezë, Liverpooli e Chelsea takohen në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.

Dy skuadrat sot do të përballen në stadiumin e ekipit të Besiktasit – ‘Vodafone Park’ në Stamboll, për trofeun e parë të sezonit, shkruan Insporti

Liverpooli vjen në këtë ndeshje si fituesi i Ligës së Kampionëve, kurse Chelsea si fituese e Ligës së Evropës.

Që të dy finalet e kupave evropiane këtë vit ishin të gjitha angleze – Liverpooli mundi Tottenhamin kurse Chelsea mposhti Arsenalin.

Ekipi i Jurgen Kloppit vjen me një formë dukshëm më të mirë, pasi në ndeshjen hapëse të Premierligës shkatërroi 4:1 Norwich Cityn. Krejtësisht ndryshe është atmosfera te skuadra e Frank Lampardit, që në fundjavë u mposht 4:0 nga rivali Manchester Unitedi.

Por si do të rreshtohen ekipet në ndeshjen e sotme?
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit

Në mungesë të të lënduarit Alisson Becker, spanjolli Adrian do të jetë portieri titullar te Liverpooli.

Treshja e sulmit ndërkaq, do të përbëhet nga Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane, që pritet t’i shkaktojë shumë probleme Chelseat.

Nuk pritet që Xherdan Shaqiri të luajë titullar, i cili në ndeshjen ndaj Norwichit startoi në bankë dhe trajneri Klopp nuk e futi fare në lojë.

Për Shaqirin, kjo do të jetë hera e dytë në karrierë që në Superkupën e Evropës ballafaqohet me Chelsean.

Ai ishte pjesë e Bayern Munichut në vitin 2013 – kur me ekipin e Guardiolas kishte triumfuar ndaj Chelseat të Mourinhos me penallti.

‘Shaqa’ kishte shënuar penalltinë e fundit për Bayern Munichun, që kishte fituar 5:4 pas 11-metërshave, pasi ndeshja pas vazhdimeve kishte përfunduar me rezultat 2:2. Huqja e penalltisë vendimtare nga Romelu Lukaku, kishte bërë që Shaqiri me Bayern Munichun ta fitonin Superkupën e Evropës.

Por as në atë ndeshje, Shaqiri nuk kishte qenë titullar. Ai ishte futur në lojë në minutën e 96′ të vazhdimeve, në vend të Arjen Robbenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat