Shqiptari prezantohet te Empoli

Futboll

Shqiptari prezantohet te Empoli

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:20
Shqiptari prezantohet te Empoli

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është larguar nga Grashopperi.20 vjeçari karrierën tashmë e ka vazhduar në Itali.

Futbollisti shqiptar është transferuar te skuadra italiane, Empoli.Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Empolin, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur. “Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkruhet në njoftimin e Empolit në rrjetet sociale.

Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola.Bajrami që është nga Maqedonia e Veriut, në nviel ndërkombëtar luan për Kombëtaren U21 të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat