I dështoi transferimi i madh – Zidane jep dorëheqje nga Real Madridi?

Futboll

I dështoi transferimi i madh – Zidane jep dorëheqje nga Real Madridi?

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:08
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi. Klubi madrilen pritet të bëjë ende punë gjatë këtij afati kalimtar të verës, mirëpo dështimi për ta transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, ka bërë që Zinedine Zidane ta shqyrtojë mundësinë e dhënies dorëheqje.

Gazetari spanjoll i sportit, Diego Torres ka thënë për The Independent se Zidane po e mendon dorëheqjen nga ‘Los Blancos’ për herë të dytë, pasi transferimi i Pogbas tanimë nuk duket i mundur.

Kur Zidane u kthye në pozitën e trajnerit, në mars, për ta kthyer në formë skuadrën që kishte hyrë në krizë nën urdhrat e Julen Lopeteguit e Santiago Solarit, Zidane tha se gjërat në skuadër do të ndryshohen para fillimit të sezonit të ri.


“Do t’i ndryshojmë gjërat, jam i sigurt”, përsëriti Zidane vazhdimisht pas kthimit në “Santiago Bernabeu’. Ai i bëri të qarta synimet e tij përmes kërkimit të lojtarëve si Pogba, Eden Hazard e Kylian Mbappe.

Transferimi i shpejtë i Hazardit nga Chelsea bëri që në media të raportohej se projekti i Zidane po shkonte në mënyrë të përsosur. Megjithatë, Mbappe deklaroi publikisht se ai nuk do të largohet nga PSG-ja dhe Pogba mbeti synimi kryesor për pjesën tjetër të verës.

Por, dështimi për ta sjellë Pogban në skuadër e ka lënë të zhgënjyer Zidanen, i cili beson se nuk i janë ofruar kushtet e nevojshme për të pasur sukses me Real Madridin sezonin e ri.

Për të mos e prishur rekordin e tij mbresëlënës me madrilenët, francezi mund edhe të japë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat