E dëboi nga Interi, por kroati i thur elozhe Antonio Contes!

Futboll

E dëboi nga Interi, por kroati i thur elozhe Antonio Contes!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:16
Ivan Perisic

Ivan Perisic është prezantuar sot me Bayern Munich. Kroati u transferua në huazim për 5 mln euro me të drejtë blerje 25 mln euro. Ai nuk ishte në planet e Antonio Contes që praktikisht e tha hapur në një konferencë për shtyp. Përpos faktit që italiani e dëboi, kroati befason në konferencë.

"Këtë verë, përgatitja me Interin shkoi shumë mirë, sidomos me trajnerin e ri. Antonio Conte është një trajner që të bën të punosh shumë. Gjatë verës luaj edhe sporte të tjera, por rëndësi ka të jem gati për fillimin e sezonit".

"Gjatë pesë viteve të fundit, nuk kam pasur shumë dëmtime, ndaj jam me fat. Eshtë e rëndësishme të ushqehesh mirë dhe të mbash regjim. Jam në formë të shkëlqyer për Bayern".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat