Futbollisti Emiliano Sala i cili vdiq në një tragjedi ajrore në Kanalin Anglez, ka ekspozuar nivel të lartë të monoksidit të karbonit, zbulojnë raportet e reja.
Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën më 21 janar kur ishin duke udhëtuar drejt Kardifit nga qyteti francez Nantes.
Testet toksikologjike zbulojnë se trupi i Sala është ekspozuar në nivele të larta të monoksidit të karbonit në gjak, të cilat shkaktuan vdekjen e tij përmes një sulmi në zemër.
Nga ana tjetër, piloti Ibbotson ende nuk është gjetur.
Por, gjithashtu raportohet se edhe piloti i është ekspozuar monoksidit të karbonit, njofton Agjensia e Aksidenteve Ajrore.