Hoxhaj në Vushtrri

Futboll

Hoxhaj në Vushtrri

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:59
Hoxhaj në Vushtrri

Klubi i futbollit Vushtrria, i rikthyer në elitë, konfirmon përforcimin e ri.

”Nertil Hoxhaj, 22-vjeçar, i lindur ne Fier të Shqipërisë, i formuar të KF Partizani i Tiranës, klub me të cilin debutoi në maj të vitit 2016.

Mbrojtësi i majtë, më t’u mbyllur sezoni në janar të vitit 2017 mori një ofertë nga KF Flamurtari i Vlorës ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet në KF Bylisi, ku dha kontributin e tij që të renditen si kampion në tabel, por në grup të play-off-it kishin Tiranën dhe nuk ia arritën dot të inkuadrohen në Superiore.

Pas aventurës në KF Bylis, Hoxhaj së fundi transferohet në KF Elbasani ku pas qëndrimit njëvjeçar përfundon kontratën për të filluar një aventurë të re me ne, në Superligën e Kosovës!”, bëhet e ditur nga Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat