Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit - Bota Sot
Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit

Futboll

Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:14
Xherdan Shaqiri

Tani fiton milionat, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe.

Xherdan Shaqiri bashkë me familjen në të kaluarën jetonin në kushte shumë të vështira, e këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.

“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla”, tregon anëtari i Liverpoolit.

“Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë të sinqertë.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Sot, Shaqiri është mbështetje e fuqishme për familjen dhe një ndër yjet e pa diskutueshëm të futbollit ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...