Juventusi e vë në shitje, Dybala përgjigjet me dy gola

Futboll

Juventusi e vë në shitje, Dybala përgjigjet me dy gola

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:16
Paulo Dybala

E ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim, por argjentinasi nuk po ndalet.

Fjala është për Paulo Dybalan, i cili ka realizuar dy gola në miqësoren e zhvilluar sot në Villar Perosa të Torinos.

Në një duel revyal mes të dy fomacioneve të kampionëve aktual italianë, përfaqësuesi “gauços” nuk i lë asgjë rastit, duke shënuar dy herë, madje duke shtuar edhe veprime të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se ai po lidhet me një largim të sigurtë nga “Allianz Stadium”, derisa sipas të gjitha gjasave do të shfrytëzohet nga drejtuesit bianconerë si kartë e vetme për ta shkëmbyer me Icardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat