Ja ku do të luajë Steven N’Zonzi këtë sezon

Futboll

Ja ku do të luajë Steven N’Zonzi këtë sezon

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:42
Steven N’Zonzi

Galatasaray e ka konifrmuar se është futur në negociata me Steven N’Zonzin, i cili pritet të transferohet te gjiganti turk në formë huazimi nga Roma.

Mesfushori u transferua nga Sevilla në “Olimpico” një vit më parë për 26 milionë euro, por dështoi të përmbushte pritshmëritë, pavarësisht 39 paraqitjeve kompetitive.

Sipas “Sky Sport Italia”, Galatasaray do ta paguajë tërë pagën e tij gjatë periudhës huazuese, që është në regjionin e 3-4 milionë eurove, derisa ekziston edhe opsioni i blerjes permanente edicionin e ardhshëm.

Ky opsion vlerësohet të kushtojë 15 milionë euro plus 1 milion eurot për huazimin, potencon “Corriere dello Sport”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat