Salah i kundërpërgjigjet Guardiola-s: Është ëndrra e të gjithëve

Futboll

Salah i kundërpërgjigjet Guardiola-s: Është ëndrra e të gjithëve

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:35
Mohamed Salah

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, i është kundëpërgjigjur deklaratës së bërë pak ditë më parë ngë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ka thënë se është më e rëndësishme të fitosh Premier League se Champions League.

"Të them të drejtën, nuk e di nëse e ka thënë, por mendoj se nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte, ai do të preferonte të fitonte Champions League", ka thënë Salah.  

"Është kompeticioni më i madh në futboll, kështu që të gjithë duan ta fitojnë. Çdo trajner, çdo lojtar dëshiron ta fitojë, ëndërron ta fitojë. Natyrisht, edhe Premier League është një kompeticion i madh, por jo më i madh se Champions League".

Salah, i cili do të luajë mbrëmjen e sotme në Superkupën e Europës kundër Chelsea-t, ka kujtuar finalen e luajtur qershorin e kaluar në Madrid kundër Tottenham, e cila u hap pikërisht më një gol të tijin.

"Është një ëndërr për të gjithë, qytetin, lojtarët. Të fitosh Champions League është diçka e madhe dhe e jashtëzakonshme. Unë jam ndier si një fëmijë ëndrra e të cilit u kthye në realitet", ka përfunduar Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat