Ademi takoi ish-ministrin e sportit të Turqisë 

Futboll

Ademi takoi ish-ministrin e sportit të Turqisë 

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:16
Ademi takoi ish-ministrin e sportit të Turqisë 

Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron në Stamboll, ku mbrëmë e ndoqi nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat, është takuar me ish-ministrin e sportit të Turqisë, Osman Ashkin Bak, personalitet ky me ndikim të madh në zhvillimin e sportit në Turqi.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi atë për ecurinë e suksesshme të Kombëtares së Kosovës si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të sportit dhe në veçanti futbollit në Kosovë.

Po ashtu u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për projektet në të cilat mund të ndihmojë shteti turk në zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, qoftë me mjete sportive, qoftë me investime në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat