Ish-trajneri i “Djajve” i bindur, tregon pse nuk largohet Pogba

Futboll

Ish-trajneri i “Djajve” i bindur, tregon pse nuk largohet Pogba

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:42
Paul Pogba

Ish-ndihmës trajneri i “Djajve të Kuq” në kohën e Fergusonit, Steve McClaren, beson se Paul Pogba do të qëndrojë në “Old Trafford”, megjithë zërat e vazhdueshëm për një largim drejt Real Madridit.

Ndërsa merkatoja është ende e hapur në Spanjë, McClaren beson se francezi nuk do të largohet, pasi Manchester United i ka mbyllur transferimet e verës: 

“Unë mendoj se Pogba do të qëndrojë, ndryshe do të kishte ikur deri më tani. Klubi do ta kishte zëvendësuar atë. Përderisa nuk e ka bërë këtë, do të thotë se nuk nevojë, kjo është gjëja kryesore. Ju patët rastin ta shihnit Pogba të dielën. Chelsea bëri shumë mirë kundër tij në pjesën e parë, por pasi gjeti hapësira në pjesën e dytë, pasonte saktë dhe mund të shënonte gol. Pra, ai mund të bëjë gjëra të bukura".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat