Sulmuesi i FC Shkupi, Jurina: Të shënosh gol...

Futboll

Sulmuesi i FC Shkupi, Jurina: Të shënosh gol...

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:44
Jurina

Skuadra e Shkupit ka nisur sezonin e ri me fitore kundër Borecit me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar në Çair. Sulmuesi nga BeH, Marin Jurina e shënoi golin e parë në kampionat dhe të dytin në fanellën bardhekaltër.

25-vjeçari ka thënë se kur shënon gol ndjenja është e mirë. Ai shpreson të vazhdoj me gola edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Ky ishte goli im i dytë në fanellën e FC Shkupi. Një e kam shënuar kundër Pyunik në Europë, kurse të dytin në kampionat. Sigurisht se ndenja është e mirë kur shënon gol, pasi më jep më shumë motiv për punë. Shpresoj se me një punë të mirë timen dhe të ekipit do të shënojë edhe gola të tjerë për Shkupin”, deklaroi për Lajm Jurina.

Ai pret mbështetje të madhe nga tifozët. 
“Deri sot cka kam mundur të shoh vërtetë ka mjaftë tifozë. Shihet se e duan klubin e tyre, dhe shpresoj se do të jenë afër nesh pasi ata janë lojtari ynë i 12-të”, shtoi ai.

Jurina thotë se Shkupi ka ekip të mirë dhe se do të luftojë për kreun e tabelës.
“Para nesh është sezoni i dytë. Me rëndësi është se kemi filluar mirë. Sigurisht se do të mundohemi të arrijmë rezultate sa më të mira. Mendoj se kemi ekip mirë, kualitativ dhe të gatshëm, i cili mund të luftojë për tre vendet e para në tabelë”, përfundoi Jurina.

Në javën e ardhshme, Shkupi si mysafirë do të luaj me Rabotniçkin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat