Kjo është deklarata e fundit e Shaqirit për Kosovën

Futboll

Kjo është deklarata e fundit e Shaqirit për Kosovën

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:14
Kjo është deklarata e fundit e Shaqirit për Kosovën

Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri, në një intervistë  për RTK-në pas ndeshjes së Superkupës së Evropës, Liverpool – Chelsea, ka folur për skuadrën e tij, por edhe për Kombëtaren e Kosovës, për të cilën ka vlerësuar se është në nivel shumë të mirë.

“Më pëlqen shumë si po luan Kosova për momentin. E kanë një ekip shumë të ri dhe jam krenar që kanë shkuar përpara dhe po luajnë një futboll të mirë”, ka theksuar Shaqiri.

Në pyetjen nëse e sheh Kosovën të kualifikuar në Euro 2020, ai është shprehur: “Ishalla, nuk është lehtë, por kam besim në ekip të Kosovës, janë të ri. Normal nevojitet edhe pak kohë por janë me një nivel shumë të mirë për momentin. Sigurisht se edhe Kosova mund të përmirësohet ende, por jam shumë krenar që e kanë ekipin shumë të mirë”, ka shtuar anëtari i Liverpoolit dhe i Kombëtares së Zvicrës.

Sa i përket të ardhmes së tij ai ka thënë se aktualisht e ka një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe është i lumtur si pjesë e “The Reds”, por se në futboll nuk dihet çfarë sjellë e ardhmja, teksa ka shprehur shpresën se këtë edicion skuadra e tij ta fitojë titullin e kampionit në Ligën Premiere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat