Rivaldo: Vinicius duhet të qëndrojë në Real

Futboll

Rivaldo: Vinicius duhet të qëndrojë në Real

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:23
Neymar , Rivaldo

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka kërkuar nga sulmuesi i Realit, Vinicius Junior të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Është sugjeruar që braziliani duhet të largohet, nëse Neymar i bashkohet klubit.

Mirëpo, legjenda braziliane nuk është i këtij mendimi.

“Shumë njerëz mendojnë se Vinicius do ta humbas vendin te Reali, nëse Neymar vendos të luaj për Realin, unë nuk e shoh në atë mënyrë. Të gjithë të rinjtë do të mësonin nga Neymar. Nuk është gjë e mirë nëse largohet nga dëshira për të luajtur me shumë. Duhet të vazhdojë të punojë dhe të mësojë gjëra te reja, të cilat do t’i ndihmojnë në karrierë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat