Balliu: Te Barça jam mësuar të sulmoj - Bota Sot
Balliu: Te Barça jam mësuar të sulmoj

Futboll

Balliu: Te Barça jam mësuar të sulmoj

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:22
Balliu: Te Barça jam mësuar të sulmoj

Ivan Balliu është prezantuar dje tek Almeria, si afrimi i parë i projektit të ri që ka për ringritjen e këtij klubi. “Falënderoj drejtuesit që më besuan dhe do të jap gjithçka që të realizojmë objektivat që ka klubi këtë sezon”, ka nisur fjalën e tij mbrojtësi i Kombëtares përkrah drejtorit Muhamed El Asi. Më tej, futbollisti i rritur në akademinë e Barcelonës ka shpjeguar edhe mënyrën si është formuar atje.

“Jam mbrojtës i shpejtë dhe më pëlqen të sulmoj. Po pres të luaj sa më shpejt që të bëjmë rezultate pozitive dhe të përballemi me të mëdhenjtë. Këtë profil më kanë formuar tek akademia e Barcelonës, ndaj ndihem një lojtar i vlefshëm dhe i rëndësishëm për ekipin në këtë projekt.

Gjë që ka nevojë çdokush në një skuadër të re. Me trajnerin kam punuar edhe më parë tek Arouka, por këtë herë nuk kam biseduar me të para se të vija në ekip. Gjithsesi, e di se kur e njeh trajnerin, të ndihmon në ambientim. Jam i bindur se ka të njëjtën energji dhe të njëjtat ide”, ka deklaruar Balliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat