Chiellini ka tentuar të vërë nën presion Interin

Futboll

Chiellini ka tentuar të vërë nën presion Interin

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:25
Chiellini ka tentuar të vërë nën presion Interin

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka tentuar të vërë nën presion Interin për sezonin e ri, duke u shprehur se zikaltrit kanë bërë një merkato mjaft të rëndësishme dhe se duhet të tentojnë të fitojnë, pasi nuk kanë më justifikime.

“Interi ka bërë një merkato mjaft të rëndësishme dhe tani nuk ka më justifikime. Bashkë me Napolin dhe Juventusin, të tre këto skuadra kanë krijuar një distancë nga ndjekëset dhe besoj se do të jetë një garë treshe për titull. Megjithatë vetëm njëra do të triumfojë dhe atë do ta vendosë fusha e lojës”, tha mbrojtësi.

Giorgio Chiellini u pyet edhe për trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarri, ndërsa komentoi edhe gjendjen e skuadrës, kur kanë mbetur rreth 10 ditë nga starti i sezonit të ri të kampionatit italian të futbollit.

“Ne kemi punuar me Conten e Allegrin, që ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërsa Sarri është edhe më i ndryshëm nga dy të parët. Ai ka idetë e tij dhe ne futbollistët jemi vënë në dispozicion për t’i përvetësuar sa më mirë ato në fushën e lojës. Jemi akoma duke punuar, por nuk e kuptoj pse kampionati duhet të fillonte kaq vonë, pasi përgatitjet po zgjasin pa fund”, tha mbrojtësi veteran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat