Pezullohet futbollisti i njohur - Bota Sot
Pezullohet futbollisti i njohur

Futboll

Pezullohet futbollisti i njohur

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:09
Pezullohet futbollisti i njohur

Kartoni i kuq që mori në sfidën e javës së parë të kampionatit francez ndaj Olympique Lyon i ka kushtuar rëndë mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Komisioni i Displinës në ligën franceze të futbollit e ka pezulluar me 3 ndeshje mesfushorin e Monacos pasi e ka cilësuar të qëllimshëm faullin e Fabregas edhe pse ky i fundit kurrësesi nuk e pranon diçka të tillë.

Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, sepse fillimisht gjyqtari nuk e dalloi faullin e shkaktuar nga Fabregas.

Ish-lojtari i Chelseat pas këtij pezullimi do të mungojë në 3 takimet e radhës të Monacos në kampionat ndaj Metz, Nimes dhe Strasbourg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...