Ibrahimi kthehet në Prishtinë

Futboll

Ibrahimi kthehet në Prishtinë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:55
Ibrahimi kthehet në Prishtinë

Labinot Ibrahimi kthehet në Prishtinë.

"Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë.

Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.

Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.

Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve", bëhet e ditur nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat