Milani ndryshon planet

Futboll

Milani ndryshon planet

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 18:00
Milani ndryshon planet

Milani duket se ka ndryshuar strategji për Suson. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit kuqezinj, e kanë hequr nga merkato spanjollin, i cili edhe për një sezon do të mbajë veshur fanellën kuqezi.

Suso, i cili ka qenë në shënjestrën e Romës dhe Fiorentinës këtë merkato, pasi vetë drejtuesit e Milanit donin ta shisnin, do të qëndrojë sërish në Milano, teksa vetë trajneri Marko Xhampaolo e dashuron 25-vjeçarin.

Për momentin, nuk ka pasur asnjë diskutim në lidhje me një rinovim të mundshëm të kontratës që skadon në vitin 2022, por me siguri diçka e tillë do të ndodhë në javët në vazhdim.

Suso, do të qëndrojë te Milani, edhe me lojtarin e Atletikos së Madridit, Angel Korrea, që duket shumë pranë “Djallit”. Të dy, priten të jenë mjaft të rëndësishëm në formacionin e Xhampaolos për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat