Roma blindon edhe një talent

Futboll

Roma blindon edhe një talent

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:10
Cengiz Under

Cengiz Under ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re me Romën deri në vitin 2023.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Roma njoftoi që mesfushori i ri Nicolo Zaniolo kishte hedhur penën në letër për rinovim.

“Çdo ditë jam ndier më shumë i dashuruar me këtë qytet, këtë klub dhe këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua”, i tha Cengiz llogarisë zyrtare të klubit të tij në Twitter.

“Dua të falënderoj klubin që më lejoi të arrij dëshirën time dhe të vazhdoj të luaj për AS Roma”.

Sulmuesi u transferua në Olimpico nga Basaksehir në një marrëveshje prej 14 milionë euro dy vjet më parë.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka ndihmuar me 15 asistime në 65 paraqitje për Romën, megjithëse dëmtimet penguan ndikimin e tij sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat