Jorginho flet ‘kundër’ Sarrit

Futboll

Jorginho flet ‘kundër’ Sarrit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 00:18
Jorginho

Jorginho thotë se ai është i vendosur të mbahet mend si një lojtar i Chelseat dhe jo si ‘mbrojtës’ i Maurizio Sarri.

Jorginho ka punuar me Sarrinte Napoli para se ta ndiqte atë te Chelsea verën e kaluar, megjithëse trajneri që nga atëherë ka kaluar në Juventus.

Mesfushori tani është i prirur të krijojë një reputacion për veten e tij në ‘Stamford Bridge’, nën legjendën e klubit Frank Lampard.

“Unë isha pak i trishtuar duke parë njerëzit që menduan se mbërrita këtu vetëm për shkak të [Sarri],” i tha 27-vjeçari Esporte Interativo, raporton Daily Mail.

“Unë arrita këtu për shkak të punës sime të palodhur, punës time çdo ditë, sakrificave të mia. Është një sfidë për mua t’u tregoj fansave që falë punës time, jam arsyeja pse arrita këtu”.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të ketë një sezon të mirë dhe gjithashtu që emri im të njihet nga Jorginho i cili luan për Chelsea, jo Jorginho i cili punon vetëm me Sarrin”, deklaroi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat