"Nainggolan është një kafshë, ta shihni...!" - Bota Sot
"Nainggolan është një kafshë, ta shihni...!"

Futboll

"Nainggolan është një kafshë, ta shihni...!"

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 06:36
Nainggolan

Te Cagliari janë të gjithë të lumtur për merkaton që është bërë deri tani, aq sa trajneri Maran ka falënderuar në intervistën për "Gazzetta dello Sport" presidentin Giulini por edhe drejtuesit, duke qenë se investimet janë të rëndësishme.

Rog, Nainggolan dhe Nandez në mesfushë do të bëjnë diferencën, të paktën sipas trajnerit, që ndalet te të tre dhe i analizon kështu: "Rog është një mesfushor që mund të kthejë sulmin kundërshtar në sulm për ne, ndërsa Nandez më goditi me pozitivitetin dhe grintën e tij. Sa i përket Nainggolan, ai është një kafshë e vërtetë. Të shihni se si stërvitet... Duket që ka kokën vetëm te futbolli".

"Jam i kënaqur, sepse këta të tre ishin ata që dëshiroja. Shpresojmë të jetë një vit historik, edhe pse jemi me këmbë në tokë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...