“PSG e pengoi Neymar që të bëhej si Messi dhe Ronaldo”

Futboll

“PSG e pengoi Neymar që të bëhej si Messi dhe Ronaldo”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 06:37
Neymar

Trajneri i Olympique Marseille, Andre Villas-Boas, beson se transferimi te PSG e ka parë Neymar të ngecë në përpjekjen e tij për t’u bërë potencialisht si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që të rivalizojë për futbollistin më të mirë në botë.

Në total, Neymar ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për parizienët, të cilët e hapën sezonin e ri me një fitore 3-0 ndaj Nimes, pa 27-vjeçarin. Koha e brazilianit me kryeqytetasit francezë është ndikuar nga dëmtimet dhe, së fundi, nga spekulimet për një rikthim në Spanjë, te Barcelona ose Real Madrid.

Villas-Boas tha: "Ai është një lojtar i rëndësishëm në botën e futbollit. Për mua, ishte lojtari që mund të pasonte Ronaldo dhe Messi për “Topin e Artë”, por nuk i ritregoi të gjitha cilësitë që kishte shfaqur te Barcelona. Për Ligue 1 nuk është mirë, nëse ai largohet. Ky lloj lojtari ka një imazh të rëndësishëm në futboll, pak a shumë sikur Ronaldinho ishte këtu në Paris. Ekziston kjo tërheqje, bota e futbollit dëshiron të shikojë këtë lloj lojtarësh. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk mund ta komentoj ndarjen, sepse nuk jam trajneri i PSG”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat