FC Vushtrria e ka planin për stadiumin, ja me sa ulëse!

Futboll

FC Vushtrria e ka planin për stadiumin, ja me sa ulëse!

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:31
FC Vushtrria e ka planin për stadiumin, ja me sa ulëse!

FC Vushtrria nis nesër sezonin e ri pas rikthimit në Superligen e Kosovës e motivuar maksimalisht në arritjen e rezultateve që e dërgojnë në krye të tabelës.

"Klubi së fundmi është privatizuar dhe tashmë është 100% në duart e binzismenit vushtrrias Bajrush Kajtazi, familja e të cilët është shumë e njohur jo vetëm në Vushtrri për bizneset e tyre mjaft të suksesshëme.

Inspirimi kryesor i pronarit të ri është historia e klubit i cili së shpejti mbush 100 vjet dhe tifozeria më e flakt në vend Forca.

Shembull se si një familje e madhe si ajo Kajtazi mund ta bëjë një super klub është familja Angeli e cila nga 2011 ka marr nën menaxhim Juventusin dhe që nga atëherë ky klub çdo vit është shpallur kampion i Italisë.

FC Vushtrria shpejt do të bëhet model i organizimit të brendshëm dhe të jashtëm pasi tanimë ka themeluar grupe punuese me ekspert të jashtëm dhe vendor duke punuar intenzivisht në planet dhe projektet afatmesme dhe afatgjata.

Ne do ta bëjmë akademinë e klubit dhe do të investojmë shumë nw tw nga e cila do të nxjerrim edhe shumë talent të tjerë sikur kemi nxjerr deri me sot si Milot Rashicën, Florent Hasanin e shumë e shumë të tjerë.

Vushtrria në planin e saj afatmesëm do të ketë edhe stadiumin e saj të ri me kapacitet deri në 10.000 ulëse i cili do të jetë modern dhe shpi e re e klubit tonë të zemrës.

Ndërkohë jemi duke punuar në kompletimin e infrastrukturës përcjellëse, fushave ndihmëse të cilat do të jenë shembull jo vetëm për Kosovë por edhe më gjerë.

E në përfundim të afatit kalimtar FC Vushtrria do t’i befasoj të gjithë me përforcimet e reja të cilët së bashku me pjesën tjetër të ekipit do të jenë makth për të gjithë kundërshtarët tanë.

Pronari i ri Bajrush Kajtazi është i vetishëm për barrën e madhe që ka marr mbi vete me privatizimin e klubit por së bashku me gjithë dashamirët e sportit në Vushtrria dhe më gjerë do t’ia del që klubin ta dërgoj dhe mbaj në majat e futbollit kosovar dhe me synime të qarta që në 100 vjetorin e klubit të luaj edhe në garat evropiane.

FC Vushtrria i falënderon dhe u përkulet të gjithëve që ndërvite kanë kontribuar pa asnjë interes për klubin e sidomos këtyre të fundit që klubin me shumë mund e rikthyen në Superligë dhe njëkohësisht i fton të gjithë që të jenë pjesë e sukseseve të ardhshme të klubit", bëhet e ditur nga FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat