Skandaloze, Serbia përgatitet për hapjen solemne nesër në Kosovë!

Futboll

Skandaloze, Serbia përgatitet për hapjen solemne nesër në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:51
Skandaloze, Serbia përgatitet për hapjen solemne nesër në Kosovë!

Një ashtuquajtur Federatë e Futbollit Kosovë e Metohi dhe me direktivat e Federatës së Futbollit të Serbisë, po përgatiten që nesër në orën 17.00 të bëjnë hapjen solemne të derbit të turpit mes Mokra Gorës së Zubin Potokut dhe Trepçës fantome, në kuadër të javës së parë të Ligës së Tretë të Serbisë – Grupi i Perëndimit. 

Ndeshja luhet në shtetin e Kosovës, në stadiumin “Marakana e vogël” në Zubin Potok.
Serbia do të mburret me derbin e turpit në Kosovë, mes dy klubeve ilegale, që nuk njohin institucionet e Kosovës.

Çka është edhe më turp, Trepça fantome, do të nis edicionin, sipas shkarravinave të tyre, pas 17 viteve në Ligën e Tretë.

A duhet të merren masat që të ndalet kjo ndeshje ilegale që organizohet nga Federata e Futbollit e Serbisë?

Gjithsesi se po, duhet automatikisht të merren të gjitha masat sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, që në një shtet siç është Kosova nuk e ka të drejtën askush që të organizojë garat zyrtare të futbollit përveç Federata e Futbollit e Kosovës e cila është e pranuar në UEFA e FIFA.    

Skandaloze, nesër luhet ndeshja në tokën tonë, me Flamuj dhe himn të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat