Ju burrat e Kosovës, veç ko.. nuk na i hoqën, sot vijnë e luajnë me ne! 

Futboll

Ju burrat e Kosovës, veç ko.. nuk na i hoqën, sot vijnë e luajnë me ne! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:12
Ju burrat e Kosovës, veç ko.. nuk na i hoqën, sot vijnë e luajnë me ne! 

Ata që u morën me organizimet e veprimtarive të Republikës së Kosovës në periudhën 1991-1999, ua din shpirti se çfarë kanë hequr, dikush u rrah, dikush u burgos, dikush u vra, e dikush ka mbetur invalid për tërë jetën nga dhuna e shfrenuar e pushtuesit serb.

Edhe jeta sportive ka qenë e rëndë, u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, u desh të organizohen garat nëpër livadhe të improvizuara e bodrume, që besa edhe në male, që të mbahet gjallë sporti!

Edhe aty milicia serbe shkonte e ndërpriste ndeshje, kë e kapte e rrihte e dikë e çonte në bisedë informative duke e dhunuar psikikisht,  dikë e çonte në burg!  

Në lëkurën e tyre, dhunën serbe e kanë përjetuar të gjithë sportistët që i rezistuan dhe e sfiduan Serbinë, por ata që nuk u përfshinë nuk e din se çfarë vërtetë ka ndodhur. 

Sot në tokën tonë, në shtetin e Kosovës, vijnë klubet nga Serbia, me flamuj e stema të ndryshme provokuese, luajnë në kuadër të Serbisë, pa u penguar nga askush. Hiq më larg se nesër në Zubin Potok luhet derbi i turpit në futboll mes Mokra Gorës dhe Trepçës fantome, derbi i Kosmetit e quajnë serbët, në kuadër të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit. 

Serbët luajnë e bëjnë çka të duan!
Ju burrat e Kosovës, që jeni në institucionet, që duhet me vepruar, në kryet të shtetit, mos e harroni se çfarë na ndodhi para më shumë se 30 viteve, kush na dëboi nga puna e nga shkollat, e nga stadiumet dhe palestrat sportive? Serbia sot organizon garat në një pjesë të Mitrovicës! Ju burrat e Kosovës, veç ko.. nuk na i hoqën, dikujt edhe ato ia kanë hequr dhe e kanë lënë në gjendje të rëndë, ndërsa sot ende po hezitojmë të reagojmë si shtet në at pjesë dhe t’i ndalim garat e Serbisë.
Kosova e ka të drejtën në tokën e saj t’i pengojë të gjitha aktivitetet ilegale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat