Osmani flet para ndeshjes me Sileksin

Futboll

Osmani flet para ndeshjes me Sileksin

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:15
Osmani flet para ndeshjes me Sileksin

Trajneri i Shkëndijës nga Tetova, Qatip Osmani e pranon se pas humbjes nga Akademija Pandev dëshpërimi në radhët e tyre ishte i arsyeshëm. Qato thotë se kanë nevojë për fitore e cila do ta kthente vetëbesimin në skuadër.

“Çdo ndeshje ka karakteristikat e saj dhe ne duhet të kemi qasje sa më serioze kundër Sileksit në drejtim të arritjes së rezultatit të dëshiruar.

Nuk nisëm sezonin ashtu si deshëm dhe padyshim se i arsyeshëm është dëshpërimi kur humb në atë mënyrë me një gol të pranuar nga A. Pandev, derisa nga rastet e krijuara minimum duhej të kishim shënuar 3 herë. Jemi munduar të punojmë në segmentet e lojës që nuk funksionuan si duhet dhe besoj të jemi në nivel në Kratovë.

Kemi nevojë vetëm për një fitore për të bërë kthesën dhe unë jam i bindur se kjo skuadër shpejt do të performojë në nivelin e pritur”, tha Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat