Udhëtimi i tifozit korean, 7500 km për t’i kërkuar llogari Ronaldos

Futboll

Udhëtimi i tifozit korean, 7500 km për t’i kërkuar llogari Ronaldos

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:35
Udhëtimi i tifozit korean, 7500 km për t’i kërkuar llogari Ronaldos

Bën udhëtimin e jetës për t’i kërkuar llogari Cristiano Ronaldos. Kwak Ji-hyuk, një tifoz koreano-jugor që ka idhull CR7, ka bërë udhëtimin epik nga Seuli (kryeqyteti i Koresë së Jugut) drejt Stokholmit (kryeqyteti i Suedisë), për t’u takuar me portugezin.

Më 10 gusht, Juventusi ishte në kryeqendrën e Suedisë për miqësoren me Atletico Madidin, ku u aktivizua edhe “ylli” bardhezi. Pse CR7 nuk luajti më 26 korrik kundër një seleksioni me lojtarët më të mirë të kampionatit elitar të Koresë së Jugut (zyrtarisht për arsye fizike)?

Për kërë rast kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Seulit, sepse, sipas kontratës së nënshkruar nga organizatorët e miqësores, Ronaldo do të luante të paktën 45 minuta. Kwak e kërkonte përgjigjen nga vetë lojtari, ndaj vuri në jetë planin e tij.

I ka hipur motorit dhe ka përshkuar 7500 km për të mbërritur në Stokholm. Kwak provoi çdo mënyrë për ta bërë më pak të hidhur zhgënjimin që kishte pësuar pasi nuk pa Ronaldon në fushë. “Pse nuk luajte?” i është drejtuar 34-vjeçarit Kwak, por asgjë përgjigje, Ronaldo e injoroi. Videoja e tifozit është bërë virale në rrjet, por ai nuk heq dorë, do të udhëtojë drejt Italisë për të përmbushur misionin e tij: të marrë një përgjigje nga Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat