Lajm i keq në Real Madrid, lëndohet Hazard - Bota Sot
Lajm i keq në Real Madrid, lëndohet Hazard

Futboll

Lajm i keq në Real Madrid, lëndohet Hazard

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 14:48
Eden Hazard

Eden Hazard është i lënduar dhe do t’i mungojë Real Madridit në fillim të sezonit të ri në La Ligë.

Eden Hazard nuk do të udhëtojë në Vigo.

Përforcimi i madh i Real Madridit ka pësuar një lëndim, ka konfirmuar klubi nëpërmjet një komunikate.

Ylli belg ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në ballafaqimin e xhiros së parë në La Ligë.

Po ashtu, në takimin me Celta Vigon do të mungojë edhe përforcimi tjetër, Mendy.

Mirëpo, lajmi edhe më i keq është se Hazard rrezikon të mungojë për tre deri në katër javë sepse bëhet fjalë për një dëmtim të përsëritur, e që mund të përkeqësohet në kontakt me top. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...