Vëllezërit Xhaka, ambasadorët e kulturës dhe sportit shqiptar në Evropë

Futboll

Vëllezërit Xhaka, ambasadorët e kulturës dhe sportit shqiptar në Evropë

Nga: Fetah Veliu Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:43
Vëllezërit Xhaka, ambasadorët e kulturës dhe sportit shqiptar në Evropë

Me Shkas
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën patronatin e MKRS-s dhe ministrit Kujtim Gashi u promovua libri përmbledhje tregime për fëmijë, Legjendat e Futbollit, vëllezërit Xhaka, ambasadorët!

Në prezencë të një numër të konsiderueshëm, më të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në diasporën e Zvicrës, të Gjermanisë, Austrisë, të artistëve instrumental, si solistja e njohur shqiptare me veprimtari në Gjermani Hava Bekteshi, si dhe të personaliteteve publike, të babait të vëllezërve Xhaka, z. Ragip Xhaka, të Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Gjenevë, z. Ramadan Avdiu dhe te këshilltarit politik te ministrit Gashi, z. Daut Thaqi, u promovua libri Legjendat e Futbollit, vëllezërit Xhaka, ambasadorët.

Autorja Hava Kurti Krasniqi, si asnjëherë më parë nga ndonjë autore tjetër shqiptare që vepron dhe jeton në atdhe dhe diasporë, sjell përmbledhjen tregime për fëmijë, Legjendat e Futbollit, vëllezërit Xhaka, ambasadorët. Përmbajtja e librit dhe tematikat në të janë të zhanrit të tregimeve dhe të përjetimeve të vëllezërve Xhaka, të familjes Xhaka dhe sidomos të fëmijëve shqiptar, të cilët gjenden në botën e futbollit dhe ëndërrojnë një ditë të bëhen të famshëm dhe të arrijnë vlerat e përfaqësimit të tyre në garat ndërkombëtare, të familjes së tyre dhe të origjinës së tyre dhe të kombit shqiptar, pikërisht në formën dhe mënyrën më të mirë, siç e bënë dhe po e bëjnë me sukses të madh vëllezërit Xhaka! Kështu, në këtë model dhe formë të arritjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, të përfaqësimit kulturor dhe sportiv, autorja kërkon, që edhe fëmijët tanë, si në atdhe e po ashtu edhe në diasporë të edukohen dhe emancipohen, pikërisht në formën dhe mënyrën me përfaqësuese dhe më të mirë si vëllezërit Xhaka!

Promovimi i librit të autores Hava Kurti Krasniqi, Ishte një momentum sa publicistik e letrar, po aq kulturor i prezantimit të muzikës folklorike, burimore, të çiftelisë, të luajtur nga këngëtarja dhe instrumentaliste e njohur me emër kombëtar dhe evropian Hava Bekteshi, si dhe të figurave publike sportive, kulturore dhe shtetërore, si z. Ragip Xhaka, konsulli dhe veprimtari Ramadan Avdiu, këshilltari i ministrit Gashi, Daut Thaqi, rekordmeni botëror i Genissit z. Agim Agushi dhe miku im dhe veprimtari shqiptar në Austri, z. Osman Ademit!

Faleminderit autore, shkrimtare, mike, zonja Hava Kurti Krasniqi që na dhurove lumturi dhe e pasurove bibliotekën kombëtare me një punim madhështor kulturorosportiv dhe i bashkove shqiptarët këndej atdheut e gjithandej Evropës në një event të madh kombëtar dhe publicistik! Faleminderit!
Autori është trajner i futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat