Zbulohet oferta e madhe që Napoli e refuzoi për Koulibaly

Futboll

Zbulohet oferta e madhe që Napoli e refuzoi për Koulibaly

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:00
Kalidou Koulibaly

Napoli ka idet e qarta për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, dëshiron të sfidojë Juventusin në sezonin e ri, duke tentuar t’u thyejë dominimin në Serie A.

Për këtë arsye, Napoli edhe ka refuzuar një ofertë të madhe të Manchester United këtë verë për mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

Siç raporton Corriere dello Sport, ‘Djajtë e Kuq’ kanë ofruar 82 milionë euro për Koulibaly.

Përgjigja e De Laurentiis ka qene negative, dhe kjo ishte arsyeja pse skuadra nga ‘Old Trafford’ u kthye nga Harry Maguire, të cilin e transferoi nga Leicester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat