Kryeministri nxjerr fotot, ja si duket stadiumi i ri - Bota Sot
Kryeministri nxjerr fotot, ja si duket stadiumi i ri

Futboll

Kryeministri nxjerr fotot, ja si duket stadiumi i ri

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:06
Kryeministri nxjerr fotot, ja si duket stadiumi i ri

Kryemistri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për punimet që po zhvillohen në fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit të ri, mbi truallin e vjetër të “Qemal Stafës”.

Nga fotot shihet qartë se kanë ka avancuar procesi i vendosjes së ndenjëseve si dhe i aksesorëve të tjerë në ambientet e brendshme.

Postimi i Ramës:

“Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do të jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës (por jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do të maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do t’u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja).

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, por një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama)".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...