Feronikeli përforcohet edhe me një futbollist - Bota Sot
Feronikeli përforcohet edhe me një futbollist

Futboll

Feronikeli përforcohet edhe me një futbollist

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:53
Feronikeli përforcohet edhe me një futbollist

Feronikeli nga Drenasi, kampion i Kosovës, është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar kështu edhe më shumë repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për, Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit. “Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.

“Mesfushori, Haxhi Neziraj, është i lindur më  16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 186 cm i gjatë. Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.

Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjatë vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtarit .Mesfushori ka gjithsej 4 paraqitje për kualifikimet e Champions League dhe dy të tjera për kualifikimet e Europa League. Në Superligën e Kosovës, ka gjithsej 27 paraqitje”, bëhet e ditur nga Feronikeli.

Skuadra e “Niklit” nesër në orën 17.00 do të zhvillojë ballafaqimin e parë në hapje të edicionit të ri në elitë, ku ndeshen me Drenicën nga Drenasi. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli pretendon fitore në hapje me kryetrajnerin e ri, malazezin Dejan Vukçeviçi, i cili ka ardhur në vend të Zekirija Ramadanit.

 “Nikli’ – Drenica, është edhe derbi i skuadrave të Rajonit të Drenicës, ku pritet lojë me rivalitet të madh ani se vendasit janë favoritë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...