Lena flet para derbit shqiptar me Renovën

Futboll

Lena flet para derbit shqiptar me Renovën

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 19:43
Lena flet para derbit shqiptar me Renovën

Java e dytë e kampionatit do të sjell derbin shqiptar ndërmjet Renovës dhe Struga Trim Lum.

Nijas Lena ishte njëri nga më të merituarit në triumfin e struganëve ndaj Rabotnickit (2-1). 
Ai shënoi edhe një gol. Interesant është se Lena për dy vite (2003-2005) ka luajtur për skuadrën tetovare dhe ndonëse kanë kaluar 14 vite të gjata mbanë mend kujtime të mira.

"Për dy vite kam qenë futbollist i Renovës duke qenë pjesë e historisë si klub i ri, duke u ngjitur në Ligēn e parë të Maqedonisë.
Nga periudha që kam luajtur për Renovën kam mbajtur në vete vetëm momentet pozitive dhe ka pasur më shumë te tilla se jo të mira", kujton Lena.
Më pas foli për takimin e së dielës, ku shpreson në tre pikë të reja.

"Në këtë ndeshje presim të zhvillojmë ndeshje të mirë duke patur gjithmonë si ide marrjen e tre pikëve. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur për publikun që do jetë i pranishëm", deklaroi njëri nga lojtarët mē të mirë të Struga Trim Lum, Nijas Lena.

Ndeshja derbi e javës së dytë mes Renovës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat