Pochettino në telashe, 3 mungesa “big” para sfidës me City

Futboll

Pochettino në telashe, 3 mungesa “big” para sfidës me City

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:11
Maurizio Pochettino

Të shtunën pasdite, në javën e dytë të Premier League luhet supersfida mes Manchester City dhe Tottenham. Miqtë do të paraqiten në këtë ndeshje me 3 mungesa “big”, duke bërë që trajneri Maurizio Pochettino të “shpikë” një skuadër të re.

Trajneri argjentinas ka konfirmuar mungesat, të trija në mesfushë. Dele Alli ende nuk ka rikuperuar 100% dhe nuk do të luajë, ashtu sikurse mungoi edhe javën e kaluar. Vijon skualifikimi edhe i mesfushorit koreanojugor Son, që do të rikthehet javën e ardhshme.

Mungesa e tretë është ajo e Ryan Sessegnon, talentit 19-vjeçar që erdhi nga Fulham. Ai u ble 10 ditë më parë, por ende nuk është gati, ndaj nuk do të debutojë në këtë ndeshje.

“Kemi një sitatë emergjence në mesfushë. Duhet të improvizojmë diçka edhe pse kjo nuk është hera e parë”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat