Sulmuesi i Inter po bën kërdinë në gola, por Tite e shpërfill! Rebelohen tifozët e Brazilit

Futboll

Sulmuesi i Inter po bën kërdinë në gola, por Tite e shpërfill! Rebelohen tifozët e Brazilit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:51
Tite

Në orët e fundit, federate braziliane e futbollit ka bërë publike zgjedhjet e trajnerit të përfaqësueses së Brazilit, Tite, në prag të dy miqësoreve në program për tu zhvilluar në muajin shtator, respektivisht ndaj Kolumbisë dhe Perusë.

Ajo që është konstatuar dhe ka bërë çudi është përjashtimi i Gabriel Barbosa, ose i njohur ndryshe si Gabigol. Futbollisti në pronësi të Interit po shkëlqen në kampionatin brazilian dhe veçanërisht në Copa Libertadores, ku është huazuar te skuadra e Flamengos.

Të shtangur nga ky vendim i trajnerit Tite, të shumtë janë tifozët e Brazilit, që kanë dalë në mbrojtje të yllit 23-vjeçar: “Kjo është e turpshme!”, lexohet në shumë komente dhe pastime të bëra në rrjetin social “Twitter” nga shumë prej tyre.

Në këtë edicion të Copa Libertadores, Gabigol ka shënuar 4 gola në 7 ndeshje. Paraqitje fantastike e brazilianit edhe në kampionat, aty ku regjistron plot 9 gola në 10 ndeshje. Një mesatare e frikshme golash për Gabigol, që gjithsesi duket se nuk ka qenë mjaftueshëm për t’i siguruar një vend në kombëtaren e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat