Dzeko ia shuan ëndrrat Interit, vazhdon kontratën me Romën

Futboll

Dzeko ia shuan ëndrrat Interit, vazhdon kontratën me Romën

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:07
Edin Dzeko

Është zgjidhur përfundimisht e ardhmja e Edin Dzeko.   

Ylli boshnjak do të mbetet te Roma, edhe për tri sezone.

33 vjeçari këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim te Inter, ku kërkohej nga trajneri Antonio Conte.

Pas bisedimeve, Roma dhe Dzeko kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

“Aventura vazhdon. Edin Dzeko ka nënshkruar kontratë të re me Romën”, thuhet në njoftimin e ‘Giallorosëve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat