Icardi i bindur se Interi do ta rikthej në skuadër - Bota Sot
Icardi i bindur se Interi do ta rikthej në skuadër

Futboll

Icardi i bindur se Interi do ta rikthej në skuadër

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:26
Mauro Icardi

Mauro Icardi raportohet se është i bindur se Inter do ta rikthej në skuadër, nëse nuk mund të nënshkruajnë me Edin Dzekon e Romës.

Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, deri më tani ka refuzuar t’i jap një shans të dy sulmuesit, pas problemeve që kanë lindur në mesin e sezonit të kaluar.

Inter deri më tani në fazën e sulmit kanë sjellë Romelu Lukaku nga Manchester United, ndërsa po punojnë të sjellin Edin Dzekon, me këtë të fundit që sot ka nënshkruar kontratë të re me Romën.

Icardi ende nuk ka gjetur një skuadër të re, dhe sipas ‘Sky Sport Italia’, ai është i bindur se Conte do të përfundojë duke e përdoruar atë, nëse dështon transferimi i Dzekos.

Rikthimi i tij, do të ishte një kthesë tronditëse e ngjarjeve, pas një vere ku gjatë gjithë kohës raportohej për largimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...