Solskajer: Sanchez do të përmirësohet

Futboll

Solskajer: Sanchez do të përmirësohet

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:34
Alexis Sanchez

Trjaneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer duket se i ka dhënë përkrahjen e tij Alexis Sanchez.

Kiliani ka qenë i lidhur me një largim nga Old Trafford, por që norvegjezi ka thënë se ai do të përmirësohet, shkruan Sky.

“Alexis është shumë profesional. Ai çdo ditë vjen ushtron shumë. Ai është pjesë e skuadrës sonë dhe është lojtar shumë i mirë”, ka thënë Solskjaer.

“Ne nuk e kemi në sulm sulmuesin tonë më të mirë kështu që Alexis do të luajë në më shumë ndeshje sesa që prisni. Presim që ai ta jap më të mirë. Ai ka cilësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat