Pique, autokritik ndaj Barcelonas. E quan kryeveprën e Aduriz "detaj"!

Futboll

Pique, autokritik ndaj Barcelonas. E quan kryeveprën e Aduriz "detaj"!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 00:32
Pamje nga ndeshja

Humbja e Barcelonas në ndeshjen e parë zyrtare në La Liga për këtë sezon ka bërë që futbollistët të dalin nga fusha të mërzitur. Veterani Pique e komentoi kështu: "Eshtë një fushë e vështirë "San Mames" dhe nuk e nisëm kompeticionin ashtu si do të kishim dashur... Nuk ishim ne dhe nuk luajtëm ashtu si dimë. Por, më mirë të humbasësh që në fillim se sa në fund. Tani mund të korigjojmë shumë gjëra".

"Na duhet pak kohë, kanë ardhur futbollistë të rinj dhe duhet të përshtaten. Në fund, detajet bënë diferencën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat