Valverde flet për debutimin e Griezmann dhe largimin e Coutinhos - Bota Sot
Valverde flet për debutimin e Griezmann dhe largimin e Coutinhos

Futboll

Valverde flet për debutimin e Griezmann dhe largimin e Coutinhos

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 08:50
Ernesto Valverde

Barcelona e ka nisur sezonin e ri në La Liga me humbje, duke u mposhtur 1:0 nga Athletico Bilbao.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde ka folur për debutimin e Antoine Griezmann, e po ashtu edhe për largimin e Philippe Coutinhos, që është zyrtarizuar te Bayern Munich.

Valverde, ka thënë se Griezmann duhet të adaptohet në lojën e Barcelonës, diçka që duket se francezi nuk ka arritur ta bëjë ende.

“Nëse ai është afër zonës, ai është vendimtar dhe lëviz mirë, por ju duhet të mbizotëroni lojën që kjo të ndodhë”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës.

“Ai është i vetëdijshëm se të gjithë ne presim shumë nga të gjithë lojtarët, dhe ai duhet të shikojë për t’u inkuadruar sa më shumë në lojë”.

Duke folur për largimin e Coutinhos, trajneri spanjoll ka shtuar: “Është një situatë që nisi sezonin e kaluar kur mbaroi kampionati, dhe lojtari kishte këtë gjë në kokën e tij”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...