Klubet kosovare sot rikthehen për të nisur sezonin e ri.
Superliga e Kosovës sot starton sezonin 2019/2020, i cili pritet të jetë interesant shkaku i ndryshimeve të mëdha që kanë bërë disa skuadra.
Për herë të fundit në Superligën e Kosovës, do të garojnë 12 skuadra, dhe në fund të sezonit, në një rang më të ulët do të bien plot katër skuadër, duke larguar sistemin e ‘play offit’.
Niveli më i lartë i garave në sezonin e ardhshëm do të ketë vetëm 10 ekipe.
Ky sezon i ri që po hapet sot, në orar ka tri ndeshje.
Në ndeshjet e ditës së shtunë, do të jetë derbi në mes KF Flamurtarit – FC Prishtina dhe Feronikeli – Drencia.
Ndeshja tjetër në orar, është ajo mes Llapit dhe Vushtrrisë.
E këto ndeshje do të fillojnë nga ora 17:00.
Në ditën e diel zhvillohen tri ndeshjet tjera, dhe ato janë:
Drita-Ferizaj
Trepça’89-Gjilani
Dukagjini-Ballkani.