Barcelona nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit pa Messin

Futboll

Barcelona nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit pa Messin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 09:57
Messi

Mbrëmë ka filluar edhe sezoni ri në La Ligën spanjolle.

Skuadra e Barcelonës ka hapur edicionin e ri me humbje të pësuar nga Athletico Bilbabo si mysafir.

Ishte goli fantastik i Aduriz ai i cili ia dha 3 piët e para skuadrës së Bilbabos.

Në këtë ndeshje padyshim se mungesa kryesore për Barcelonën ishte Lionel Messi, përcjellë KosovaPress.

Pikërisht në ndeshjen kur Messi nuk është paraqitur Barcelona ka pasur vështirësi të marrë një rezultat pozitiv, andaj në 6 ndeshjet e fundit kur Messi nuk është paraqitur skuadra blaugrane nuk ka arritur të fitojë.

Ja rezultatet në 6 ndeshjet kur Barcelona ka luajtur pa Messin.

Inter 1:1 Barcelona

Levante 2:1 Barcelona,

Sevilla 2:0 Barcelona,

Huesca 0:0 Barcelona,

Celta 2:0 Barcelona,

Athletic Bilbao 1:0 Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat