Shaqiri nuk duron më, takim kokë me kokë me Kloppin!

Futboll

Shaqiri nuk duron më, takim kokë me kokë me Kloppin!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:51
Xherdan Shaqiri, Jurgen Klopp

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka humbur nga gjurmët dhe nuk po merr minuta nga trajneri Jurgen Klopp. Sezonin e kaluar gjermani e aktivizoi në shumë sfida me shqiptarin që ishte vendimtar për Liverpool-in. Pjesa e dytë e sezonit ishte më e errët për të, pasi nuk u preferua shumë. 

Edicioni i ri ka nisur ashtu si i vjetri me shtatshkurtrin që nuk po luan. Ai qëndroi për 90 minuta në stol në finalen e Superkupës së Europës dhe u pa qartë se nuk ishte shumë i gëzuar në momentin e festimit. 

The Sun shkruan se Shaqiri i ka kërkuar trajnerit Jurgen Klopp të largohet nga "Redsat" brenda këtij muaji, pasi do një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë titullar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat