Ja sa do ti kushtojë Coutinho Bayernit

Futboll

Ja sa do ti kushtojë Coutinho Bayernit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:58
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho do të veshë fanellën e Bayern Munich.

Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.

 “Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e Philippe Coutinho me të drejtë blerje në fund të sezonit”, thuhej në njoftimin e skuadrës gjermane.

Bavarezët në këtë huazim, kanë përfshirë edhe një klauzolë, që parashikon transferimin e përhershëm në fund të sezonit.

Huazimi i Coutinhos do t’i kushtojë Bayern Munich 20 milionë euro, me të drejtë blerje për 120 milionë euro qershorin e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat