Trajneri i Barcelonws, Ernesto Valverde ka kritikuar performancën e Antoine Griezmann në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Athletic Bilbao.
Ai ka thënë se të gjithë presim më shumë nga lojtari francez.
“Sigurisht, ai është i vetëdijshëm se të gjithë presim shumë nga shumë lojtarët dhe ai duhet të shikojë që të futet më shumë në lojë”, tha Valverde.
28-vjeçari mbrëmë bëri paraqitjen e tij të parë në La Liga me Barcelonën, mirëpo nuk i shkoj edhe aq mirë, pasi që pësuan humbje 1:0.