(E plotësuar) - Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Burnleyt.
Rezultati pas pjesës së parë mbetet i barabartë 1 me 1.
Skuadra e Unai Emery ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes me anë të Lacazatte, i cili shënoi pas një harkimi të Ceballos.
Ndërkohë që në fund të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 43, mysafirët barazuan me anë të Barnes.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në 45 minutat e dytë të kësaj ndeshje.
***
Arsenali ka arritur ta gjejë golin në ndeshjen ndaj Burnleyt.
Mjaftuan 13 minuta që skuadra e Emery ta shënoj golin e epërsisë.
Është Lacazette ai i cili ka gjetur rrjetën, pasi u gjend mirë në zonë pas harkimit të Ceballos.
Kujtojmë që Lacazette humbi edhe një rast të mirë shënimi pak minuta para se të shënonte.